KKVITI

Haradinaj: Qeveritë vijnë e shkojnë, por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Asambleja Parlamentare e NATO-s sot e ka në agjendë shqyrtimin e avancimit të statusit të Kosovës, nga vëzhgues në anëtar të asocuar në këtë organizatë.

Për këtë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka apeluar te shtetet mike ta përkrahin avancimin e Kosovës.

“Kosova sot është në agjendën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cila shqyrton avancimin e statusit të vendit tonë në këtë organizatë. Vendi ynë sot synon ta avancojë statutin nga vëzhgues në anëtar të asocuar të kësaj organizate. Apeloj tek aleatët tanë që ta mbështesin avancimin e Kosovës në këtë organizatë, që do të ishte një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit të plotë”, shkroi Haradinaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

UBT

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik.

“Qeveritë vijnë e shkojnë, por anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik, që të kthehemi në ofrues të sigurisë rajonale dhe globale, përmes angazhimit aktiv, me ushtritë e botës demokratike të udhëhequr nga Amerika”, theksoi kreu i AAK-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.