Fundamenti

Haradinaj – Qeverisë: Mos emëroni më shumë se nga një zëvendësministër

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje Qeverisë së re që të mos emëroj më shumë se nga një zëvendësministër në Ministri. Thotë se zvogëlimi i kabinetit qeveritar është domosdoshmëri dhe se qasja e tanishme është Parti-Shtet.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Të nderuar qytetarë të vendit,

Me një gjendje socio-ekonomike siç po gjendet Kosova, Qeveria nuk guxon të ketë më shumë se një Zëvendesministër.

Është shumë shqetësuese dhe e papranueshme që pas numrit rekord te Ministrive, Qeveria e Republikës së Kosovës të ketë më shumë se një Zëvendësministër për Ministri.

UBT

Rritja e pakuptimtë e shpenzimeve qeveritare po kalon në abuzim arrogant me pushtetin, vetëm për interesa të ngushta klienteliste.

Zvogëlimi i kabinetit qeveritar është domosdoshmëri. Qasja e tanishme po tregon se Kosova po forcohet në Parti-Shtet!

Ju bëjmë thirrje – ndaluni nga këto veprime!

RH