Fundamenti

Haradinaj: Qeveria t’i përfillë këshillat e sekretarit Blinken, kryetarët në veri të japin dorëheqje

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përfillë këshillat e Sekretarit Amerikan, Antony Blinken dhe të gjithë aleatëve për rikthimin e normalitetit në veri.

Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo nënkupton largimin e menjëhershëm të njësive speciale nga objektet e komunave në veri.

Po ashtu ai tha qe kryetarët e komunave nga zgjedhjet e fundit atje, menjëherë të japin dorëheqje.

Mobi Casa

“Të shpallen zgjedhjet e lira në këto katër komuna, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, me pjesëmarrjen e të gjithëve, pa kushte e me garanca ndërkombëtare, që kryeministri Kurti t’i kthehet implementimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, kjo në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

I pari i AAK-së po ashtu tha se zhvillimet po hyjnë në një fazë të rrezikshme dhe koha nuk pret. /Telegrafi/