Mobi Casa

Haradinaj: Qeveria Thaçi po i mashtron qytetarët

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë Thaçi, duke thënë se politika aktuale në pushtet ka manipuluar dhe mashtruar në vazhdimësi qytetarin e vendit.

I pari i AAK-së, këto komente i bëri të shtunën, me rastin e fillimit të punimeve të Kuvendit të VI-të zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me ç’rast nga kryesia e kësaj partie ishte i nominuari i vetëm për kryetar të AAK-së.

“Me Aleancën do të ndodh në Kosovën tonë për herë të parë ajo që s’ka ndodh deri më sot. Një qeverisje e vërtetë zhvillimore, pa korrupsion, pa mashtrime, pa dogma të zbrazëta, pa varfëri ekstreme. Por, me një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, bazuar në resurset që i ka Kosova, bazuar në partneritetin ekonomik që do ta zhvillojmë me partnerët strategjik ekonomik”, ka thënë ai, transmeton KP.

Në fjalimin e tij, në këtë Kuvend të IV-in Zgjedhor, Haradinaj ka kritikuar ashpër qeverisjen e deritanishme, duke thënë se në vazhdimësi politika dhe pushtetarët, kanë manipuluar dhe kanë mashtruar qytetarin e vendit.

United Hospital

Ramush Haradinajn, për kryeministër të Kosovës, e dëshiron edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, akademik Nexhat Daci, i cili momentin e tanishëm e ka quajtur si më të volitshim që pas vdekjes së presidentit Rugova, që Kosova ta ketë një kryeministër të dinjitetshëm.

Fjalë të mira për AAK-në, e Ramushin, pati edhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, të Maqedonisë, Menduh Thaçi, i cili pohoi se pa kontributin e Ramushit dhe AAK-së, nuk do të ndodhte marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.

Kuvendi VI Zgjedhor i AAK-së, është rrumbullakësim i një procesi maratonik zgjedhor, nëpër degë e nëndegë, që zgjati rreth tre muaj.

Kuvendi, është duke i vazhduar punimet dhe janë prezentë rreth 400 delegatë, të cilët do të zgjedhin kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.