FITORJA

Haradinaj: Qeveria Thaçi ka ra në nivelin më të dobët, jemi në fund

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj gjatë një bashkëbisedimi me aktivistët e AAK-së në Gjilan tha se Qeveria e Thaçit ka ra në nivelin më të dobët të mundshëm. Tashmë kemi ardhë në fund dhe është në të mirën e Kosovës që ta shkarkojmë këtë keqqeverisje tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj i shoqëruar edhe nga Ahmet Isufi e Nijazi Idrizi dhe kryetari i degës Rexhep Kadriu ka takuar aktivistët e AAK-së në Gjilan ku ka folur për zhvillimet politike me theks të veçantë mocionin e iniciuar nga vet Haradinaj për rrëzimin e Qeverisë Thaçi raporton rajonipress.

Haradinaj tha se Qeveria e tanishme ka ra në shkallën më të dobët të mundshme.”Jemi ardhë në fund dhe s`kemi rrugëdalje tjetër pos ta shkarkojmë Qeverinë Thaçi dhe këtë keqqeverisje. Mendoj se është në të mirë të Kosovës që të përkrahet mocioni jonë sepse kjo Qeveri e meriton shkarkimin dhe realisht do të ishte një risi në politik bërjen kosovare” tha Haradinaj.

Haradinaj ka kërkuar nga qytetarët e pranishëm që ta nënshkruajnë mocionin për rrëzimin e Qeverisë.”Unë ju lus që ta nënshkruani mocionin sepse ka bazë juridike dhe realisht Parlamenti është i obliguar që ta debatojë këtë mocion. E di që dikush edhe po tallet me këtë mocion, por ka këtu njerëz që janë tallur me vite me Kosovën”.

ARKATANA

Haradinaj tha se ai dhe ekipi i tij dëshirojnë ta kenë një qeverisje zhvillimore. “Edhe ndaj Gjilanit do të ketë një qasje krejt tjetër sepse ju jeni anashkaluar dhe jeni ndier të vetmuar. Ne nuk guxojmë të mos e zhvillojmë këtë regjion sepse sa më e fort ekonomikisht kjo trevë aq më të fortë janë shqiptarët e Luginës së Preshevës” tha Haradinaj.

Haradinaj tha se është momenti që kjo qeveri e cila ka dy mandate që është e njëjta dhe pa qasje e konstruktivitet të marrë dënimin e merituar.”AAK ka mbajtur anën e shtet ndërtimit të Kosovës dhe jemi sfiduar edhe deri tek pyetja nëse ne jemi opozitë e mirëfilltë. Por tani nuk do të tolerojmë më sepse gjithçkaje i ka ardhur fundi” shtoj Haradinaj.

Në këtë takim kanë folur edhe Ahmet Isufi e Rexhep Kadriu të cilët thanë se qytetarët e Gjilanit po punojnë që Haradinaj të vijë në postin e kryeministrit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.