UBT

Haradinaj: Qeveria po rrezikon liberalizimin e vizave

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj thotë se më në fund qytetarët e kanë parë se nga kush po qeveriset vendi.

Duke përmendur seancën e Kuvendit, ku dështoi zgjedhja e anëtarëve të OSHP-së, Haradinaj tha se u rrezikua liberalizimi i vizave.

“Nuk besoj që askush në Kosovë sot nuk kish pranu me bashkëpunu me njëri-tjetrin për me e ndalë një gjendje të keqe çfarë e kemi në vend. Për me e ndalë një Qeveri të prokurimit, se u pa që Qeveria problem kryesor e ka kush ku është te parja. Ajo është tregues i jashtëzakonshëm me lexu kush na Qeverisë, si arritën këta me e rreziku liberalizimin e vizave për emërimin e dikujt. Pra e rrezikun shtetin, e rrezikun Kosovën, i rrezikun hapat e mëtejmë të qytetarëve tonë’, tha Haradinaj në emisionin ‘Argument Plus’ në RTV21.

KKVITI

Haradinaj thotë se partitë opozitare i ka bashkuar mënyra e keqe e Qeverisë së Isa Mustafës.

“Ne na bashkon qëllimi me i ndalë këta që janë krijues të kësaj gjendje, me e kthy mandatin te qytetari”, theksoi ai.