ARKATANA

Haradinaj: Qeveria Kurti vazhdon të jetë kundër UÇK-së e Amerikës, po abuzon me durimin e aleatëve kryesor të sigurisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla nuk bënë politikë të jashtme.

Ai ka shtuar kushdo që udhëheq me Kosovën nuk duhet të dalë prej themeleve të veta.

“Ajo që i ka ndodh kësaj qeverie është pikërisht e kundërta, Gjatë kohës sa LVV ka qenë në opozitë i ka menduar fajtor gjithë të tjerët dhe ia ka lënë fajin UÇK-së, se komandantët po udhëheqin me vendin. Në raste të caktuara edhe kur s’janë pajtuar me LDK-në kanë menduar se fajin e ka Ibrahim Rugova, jo vetëm kaq ka menduar se Amerika po i mban në pushtet komandantët dhe UÇK-në”, ka thënë Haradinaj.

ARKATANA

Ai ka shtuar se në institucionet e sotme ende luftohet UÇK-ja, dhe kanë mbetur peng i kohës sa ishin në opozitë.

“Vazhdohet me qenë kundër Amerikës e këtë mjaft konsistent. Jemi duke hargjuar kohën tonë dhe kreditat e krijuar prej atyre që s’janë më në jetë. Qeveria Kurti është duke abuzuar me durimin me pasionin e aleatëve kryesor të sigurisë”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se nuk ka politikë të jashtme pa vendime të brendshme.

Haradinaj ka shtuar se Kosova ende nuk e ka të votuar Strategjinë e sigurisë, sidomos në këto kohëra kaq të turbullta. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.