Eko Higjiena

Haradinaj: Qeveria Kurti, më e korruptuara që ka pasur ndonjëherë Kosova

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti është Qeveria më e korruptuar që e ka pasur ndonjëherë Kosova.

Sipas Haradinajt, kontratat e shumta njëburimore e konfirmojnë këtë.

“Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar që e ka pasur Kosova, këtë e thotë matematika, nuk ka pasur ndonjëherë më shumë se gjatë kësaj qeverie kontrata njëburimore”, ka thënë Haradinaj në eventin e organizuar nga qeveria studentore e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.), me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

United Hospital

I pyetur në lidhje me vendimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci për lirimin e objektit ku gjendet partia e tij, Haradinaj ka thënë se “do veprojmë ashtu siç thotë ligji”.

Kontratat njëburimore, çështje që u ngrit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë qenë temë e diskutimit edhe në Kuvendin e Kosovës, por deputetët e pushtetin e patën lëshuar seancën. Opozita akuzon se pushteti ka nënshkruar kontrata të shumta pa procedura negociuese./EkonomiaOnline

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.