Haradinaj: Qe pse s’po na besojnë ndërkombëtarët!
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë seancës së sotme ka kritikuar institucionet e vendit për gjendjen e gjyqësorit në vend.
Sipas tij, greva e gjyqësorit nuk është temë e vogël dhe që duhet t’i bëhet zgjidhja kësaj çështje.
“Ne gjithë ditën ankohemi se nuk po na besojnë ndërkombëtarët, ankohemi se po na bëjnë të padrejta e vet i lëjmë gjyqtarët në grevë. Si me bind na dikën si Kosovë që do të bëjmë gjyqësorë në rregull.
Në rast se gjyqtarëve tonë nuk ju përmbushin normën për kompensim, nuk ju ndajmë buxhet për me pas gjyqtarë të mjaftueshëm”, ishte kritika e Haradinajt. /Zëri/


