GRANDEMALL

Haradinaj: Provova koalicionin me Vetëvendosjen, bënë hajgare

/ 2 minuta lexim
HW

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh kandidat për kryeministër të vendit nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, është pyetur sot nëse i ka rënë pishman që ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokratike të Kosovës. Haradinaj ka thënë se koalicioni ndërmjet AAK’së e Nismës dhe PDK’së është bërë për shkak të rrethanave aktuale në skenën politike në vend.

“Unë s’kam bërë koalicion me PDK’në prej se jam në politikë. S’jemi urrejtur. Por s’jemi pajtuar në disa tema”, është shprehur ai.

“Tani situata është si e dini, në skenën politike”, ka thënë Haradinaj në një tubim para qytetarëve dhe simpatizantëve në Prishtinë.

Ai ka kujtuar se ka provuar krijimin e një blloku opozitar me LDK’në, Nismën e Vetëvendosjen, por që projekti s’ka rezultuar i suksesshëm.

“Provova me Vetëvendosjen, bënë hajgare me atë që ne punuam”, është shprehur Haradinaj, raporton Gazeta Express.

Eco Higjiena

Ai ka thënë se AAK në zgjedhjet e 11 qershorit ka pasur në plan të shkoj e vetme, me Nismën.

“Çdoherë kam synuar fitoren për udhëheqjen e qeverisë së Kosovës. Për një qeverisje të mirë, zhvillimore, që i kryen punët, që s’e lë popullin në mëshirë të gjithkujt”, ka deklaruar Haradinaj.

“Kur ka ardhur ky moment, e kam pasur bukur zor…”, ka thënë ai, duke iu referuar lidhjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me PDK’në.

“Tani po sillen korrekt të PDK’së, kujdesshëm”, ka treguar Haradinaj. “S’kam pengesa”, ka shtuar ai.

“Për demarkacionin janë pajtuar që do të shkojë siç kam besuar”, ka thënë Haradinaj. Ai ka paralajmëruar se shumë punë të vendit do të shkojnë siç ka paraparë ai. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.