UBT

Haradinaj priti Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Hoyt Brian Yee

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Hoyt Brian Yee, me të cilin zhvilloi bisedë të përzemërt dhe miqësore.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi lart përkrahjen e SHBA-së për Kosovën në të gjitha fazat e shtetndërtimit dhe tha se roli i vazhdueshëm i SHBA-së në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon e më gjerë është jetik.

Kryeministri Haradinaj tha se ruajtja dhe kultivimi si dhe thellimi i marrëdhënieve të miqësisë së përhershme me SHBA-në për Kosovën është i një rëndësie të veçantë.

Ai e njoftoi Hoyt Brian Yee me zhvillimet në Kosovë dhe dinamikën e përcaktuar në çështjet e brendshme, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit dhe në zhvillimin ekonomik të vendit si dhe angazhimin në përmbushjen e kritereve në procesin e integrimeve euro-atlantike.

Kryeministri Haradinaj theksoi se Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj evropiane dhe po punon me intensitet në reformat e brendshme për të përmbushur obligimet që dalin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, me qëllim të përafrimit të vendit me statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.

Uji Dea

Ai tha se Kosova është një faktor paqeje dhe stabiliteti dhe ajo po kultivon marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë, me të cilën zhvillon dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova do të përmbushë të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare dhe theksoi nevojën e konsolidimit ndërkombëtar të shtetit përmes anëtarësimit në OKB, BE dhe në NATO.

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Hoyt Brian Yee e përgëzoi kryeministrin për detyrën dhe theksoi se SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha proceset e saj.

Ai tha se rruga e integrimeve evropiane për Kosovën dhe për vendet e rajonit është e hapur dhe inkurajoi institucionet e vendit që të angazhohen në thellimin e reformave të brendshme, në fushën e sundimit të ligjit dhe në promovimin e zhvillimit ekonomik. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.