FITORJA

Haradinaj pret në takim publicistin Veton Surroi dhe drejtorin e KFOS, Luan Shllakun

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, publicistin Veton Surroi si dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur, Luan Shllaku.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj me Surroin e Shllakun, kanë biseduar për procesin e dialogut Kosovë – Serbi si dhe nevojën për unifikimin e të gjithë spektrit politik dhe të shoqërisë civile, në këtë fazë të zhvillimeve shumë të rëndësishme për vendin.

Kryeministri Haradinaj, theksoi se faktori politik duhet të ndërtojë konsensusin e brendshëm që të ndërtohet një platformë e cila e definon pozicionin e qartë të Kosovës.

Uji Dea

Kryeministri Haradinaj ka folur edhe për taksën ndaj Serbisë, duke thënë se vendimi ishte përgjigje e politikës agresive dhe jo të drejt ndaj shtetit të Kosovës dhe si e tillë do të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia.

Kryeministri Haradinaj, e ka mirëpritur iniciativën e dy njohësve të rrethanave politike në vend dhe rajon, për të mbështetur procesin e dialogut final, si interes strategjik i Kosovës, për të cilin është e domosdoshme gjithëpërfshirja./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.