Mobi Casa

Haradinaj: Presidentja me urdhër të Kurtit e refuzoi dekretimin e Kryeprokurorit të ri

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osman, për mosdekremtimin e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.Ai ka thënë se me këtë veprim shefja e shtetit ka bërë një gabim të madh.Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Haradinaj ka vlerësuar se refuzimi i emërimit të kryeprokurorit është bërë me urdhër të kryeministri Albin Kurti.

“Në vazhdën e qëndrimeve të Kurtit. Ju e dini që Kurti e ka bërë atë që nuk ndodh askund në demokraci. Ka ardhur në parlament dhe e ka sulmuar prokurorin atë ditë që ai e ka arrestu dikën për korrupsionin”, ka thënë Kurti.Ish-kryeministri ka vlerësuar se e para e vendit i është nënshtruar plotësisht urdhrave të Kurtit.“Faktikisht janë urdhrat e Kurtit, janë kërcënimet e Kurti për znj. Osmani dhe për gjithë të tjerët. Mirëpo, asnjëherë nuk ka fituar politika ndaj drejtësisë. Ligji do të fiton. Janë gabim Kurti, Osmani dhe të tjerët që po mendojnë se politika do të fiton ndaj ligjit”, është shprehur Kurti.Ai ka mohuar se Osmani është kërcënuar nga prokurorët.

Sipas tij, pretendimet e të pares së vendit dëmtojnë shtetin e Kosovës.I pari i AKK-së ka thënë se të vetmin kërcenim që ka presidentja është ai nga kryeministri Kurti.“Të vetmin kërcenim që ka znj. Osmani e ka nga Kurti. Për fat të keq, i është nënshtruar Kurtit në pafundësi, që është një turp i madh për të”, është shprehur Haradinaj, duke shtuar se një juriste nuk duhej ta bënte një gabim të tillë.“Mendoj se ajo ka bërë një gabim të madh në jetën e vet, edhe si juriste, edhe si politikane, e edhe si nënë e dy fëmijëve. Gjyqësori do të jetojë qindra vjet, politikanët shkojnë e vijnë, gjyqësori ka me mbet. Nuk është dashur të bije në presionin e Kurtit. E kisha kuptu presidenten dhe argumente e saj sikur të mos kishte ndodhur ajo që ka ndodhur në parlament. Por, nuk e kemi asnjë fjalë të presidentes, duke u distancuar nga sulmet publike të kryeministrit në parlamentin e Kosovës ndaj prokurorit që ka arrestu dike për korrupsion”, ka thënë Haradinaj.

Mobi Casa

Kushtëzimi i dialogut është gabim

I pari i AAK-së ka bërë me dije se Kosova nuk duhet ta kushtëzojë rikthimin e procesin e dialogut.Ai ka theksuar se një veprim i tillë është një gabim i madh për Kosovën.“Nuk mundesh me i mashtruar të gjithë, ndoshta vërtetë Kurti dhe VV-ja me ushtrinë e internetit i konsiderojnë analfabet popullin e Kosovës. Por, mashtrimin që i kanë bërë popullit të Kosovës nuk ju funksionon në plane tjera. Kurti e ka pranuar planin franko-gjerman, ka shkuar edhe më larg duke e pranuar një dokument implemetues në Ohër. Moszbatimi i tyre shkakton situata jo serioze, këto pasojnë ndëshkime të njëpasnjëshme. Këto ia kanë krijuar hapësirën pastaj Vuçiqit e bandave terroriste me na shkaktu pasoja dhe me na kthy në çështje të sigurisë pa marrë ndëshkime Serbia”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, Kosova duhet të shkojë në dialog pa asnjë kusht.“Kosova nuk duhet me shku në dialog për shkak të Serbisë. Por, për shkak të vetit dhe të aleatëve, më të cilët ne e kemi një plan për më tutje. Është ngjashëm si plani i Ahtisarit, Serbia nuk e aprovoi, por rezultoi shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe ecja me tutje në perspektivë”, ka thënë Haradinaj.Kushtëzimet e Kosovës për rikthim në dialog, ka thënë Haradinaj, i do vetëm Serbia dhe Rusia.“Serbia ka dëshirë që ne me qit kushte, me e vonu dialogun, mos me ndodh implementimi, mos me ndodh marrëveshjet dhe me na mbajt kështu siç do Serbia dhe Rusia, çështje e sigurisë. Ndërsa, Kosova dhe Perëndimi kanë interes me na hjek prej çështje së sigurisë e me na kthyer në çështje të zhvillimit, të perspektivave ekonomike, të integrimit euroatlantik dhe mos e mbet me tutje vatër e krizës që është interes i Rusisë”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se Kosova njëanshëm duhet t`i zbatojë obligimet e marra në dialog.“Pra, është gabim kushtëzimi i dialogut sot, është gabim mosimplemtimi, qoftë edhe i njëanshëm i obligimeve që ka marrë Kosova. Kosova duhet njëanshëm, pa marrë parasysh çfarë bënë Serbia, ne duhet me i kry detyrat tona”, është shprehur Haradinaj.