ARKATANA

Haradinaj: Presidentja ka afat deri në fillim të javës së ardhshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se edhe Blloku VLAN do të bëjë të njëjtën gjë që e kanë bërë komunitetet pakicë në Kosovë. Haradinaj ka thënë se Blloku VLAN do t’i drejtohet presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, duke kërkuar nga ajo që të dërgojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese, pikën 127 të aktvendimit të kësaj gjykate.

“Kërkojmë që presidentja të kërkojë interpretimin e pikës 127 në Gjykatën Kushtetuese. Nëse presidentja nuk merr ndonjë hap në këtë drejtim, në fillim të javës së ardhshme ne do të vazhdojmë me hapat tjerë”, ka thënë Haradinaj.

ARKATANA

Pas takimit me përfaqësues të VLAN, Haradinaj nuk ka dashur shumë t’i interpretojë deklaratat e Albin Kurtit, përkatësisht se kush është “hajn i ligës së parë dhe kush i ligës së dytë”.

“Ato deklarata nuk i kemi trajtu, kemi nisur një projekt më të madh. Fenomeni i ‘superligës së hajnave’ është i Hashim Thaçit. Ai e ka pru vendin në këtë gjendje. Duhet me iu ardhë keq edhe qytetarëve dhe atyre që e përkrahin këtë njeri”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.