UBT

Haradinaj: Po vije dita e Gjilanit dhe Anamoravës

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj në përmbyllje të fushatës së degës së AAK-së në Gjilan tha se Gjilanit dhe Anamoravës i ka ardhë dita sepse me Rexhep Kadriun kryetar komune këtij qyteti do t`i kthehen investimet dhe mirëqenia qytetare. Rexhep Kadriu tha se sallat për AAK janë të vogla sepse për këta muaj të punës kemi përfituar shumë qytetar që na kanë përkrahur në punën tonë vullnetare e përkushtuese.

Dega e AAK-së në Gjilan e ka përmbyllur fushatën parazgjedhore me zotimin se me Rexhep Kadriun kryetar komune do të zhvillohet Gjilani dhe do të avancohet jeta në Anamoravë raporton rajonipress.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj i cili shoqërohej nga Nexhat Daci e Blerim Shala tha se Gjilanit dhe Anamoravës i ka ardhë dita.”Gjilani është një qendër që i ka paraprirë shumë proceseve kurse me Rexhep Kadriun kryetar komune Gjilani do të ndërtohet e zhvillohet. Të gjithë ish kryetarët e tjerë e kanë zhytur Gjilanin në këtë situatë të palakmueshme. Duke e ditur elanin e Kadriut unë qysh tash mund të ju them se ai do të fitojë pa balotazh” tha Haradinaj.

Edhe Nexhat Daci ka kërkuar nga gjilanasit që ta votojnë Rexhep Kadriun sepse siç u shpreh ai nuk është ky Gjilani dhe Anamorava evropiane.

Mobi Casa

Ahmet Isufi nënkryetar i AAK-së tha se AAK është rritur në nivel Kosove kurse në Gjilan është bërë revolucion sepse Rexhep Kadriu ka kryer detyrat e kryetarit të komunës.

Edhe, Nijazi Idrizi deputet në Kuvendin e Kosovës tha se Anamoravës i ka hupur fuqia dhe ekuilibri shkaku i keqëmenaxhimit.

Kurse Rexhep Kadriu i cili është pritur me shumë emocione nga aktivistët e AAK-së tha se ai nuk është njeri i fjalimeve politike.”Unë jam njeri i punës dhe i projekteve. Sallat për AAK janë të vogla sepse për këta muaj kemi punuar aq shumë dhe me aq përkushtim saqë shumë qytetarë i janë bashkangjitur rrugëtimit tonë”.

Kadriu tha se ai nuk është marrë me premtime e parulla , por me punë konkrete.”Mos i votoni ata që ju kanë rrejt e mashtrua për këto vite “ ishte mesazhi i Kadriut i cili tha e ka një program qeverisës që do ta zhvillojë Gjilanin në të gjitha fushat. /rajonipress/