Eko Higjiena

Haradinaj: Po punoj ta mposhti Thaçin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka deklaruar se është duke punuar që të mposht partinë e Kryeministri Hashim Thaçi në zgjedhjet e komunale, në mënyrë që në zgjedhjet nacionale ta marr qeverisjen në vend.

Mirëpo, kreu i AAK-së është shprehur se megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë e lidhjes së një koalicioni mes AAK-së dhe PDK-së, pas zgjedhjeve.

Haradinaj këto komente i ka bëri pas një vizite që i ka bërë shtatores së ish presidentit Ibrahim Rugova në Sheshin e Pavarësisë.

“Po punoj me e mposhtë Zotëri Thaçin në të gjitha komunat nëse arrijmë, edhe po punoj të vijë dhe ta ndërroj prej qeverisë dhe kuptohet do të ndodh me u pa, do të komunikojmë, meqenëse në disa tema e kemi marr përgjegjësinë. E dini rastin e dialogut, por unë po e kryejë punën time ta mposhtim Thaçin”, ka thënë Thaçi.

Fundamenti

Ai ka insistuar se do të punojnë në maksimum që ta mposhtin Thaçin në zgjedhje, para se të diskutohet çështja e një koalicioni mes tyre, ndonëse në asnjë moment nuk e përjashton mundësinë, pavarësisht se thotë që është i hershëm parashikimi, por ai beson se do ta ndërrojnë Thaçin në qeverisje përmes zgjedhjeve.

“Përjashtimi i mundësisë do të ishte parashikim i hershëm, por ajo që po synojmë dhe po punoj çdo ditë është ta ndërrojmë Thaçin dhe ta mposhtim në zgjedhje, edhe po duket shumë reale në teren”, theksuar Haradinaj.

Ndërsa, duke folur për situatën në terën dhe komunave në të cilat synojnë të fitojnë në zgjedhjet e 3 nëntorit, Haradinaj nuk e ka veçuar asnjërën, por ka shtuar se do t’i sfidojnë të gjithë kandidatët e partive tjera, pasi në disa komuna qëndrojnë mirë, derisa në komunat që udhëheqin janë duke e rritur besimin.

“Po se po, është interesant për Prishtinën, ne kemi ardhur zhurmshëm po në kuptimin mediatik, por çka është me rëndësi kemi ardhur me punë në teren, me strukturë, do të thotë kandidati Besnik Tahiri e ka bërë atë që tjerët nuk e kanë bërë strukturën në njerëz që nuk e kanë bërë tjerët”, ka thënë Haradinaj.