UBT

Haradinaj: Po duan ta trafikojnë zgjedhjen e presidentit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit të Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se opozita dyshon se deputetët e koalicionit qeverisës po tentojnë ta trafikojnë zgjedhjen e Hashim Thaçit president.

Sipas Haradinajt, me këtë veprim të dy partive që udhëheqin Qeverinë, PDK-së e AAK-së, vendi do të zhytet në krizë edhe më të thellë.

“Dyshohet se duan ta trafikojnë zgjedhjen e presidentit në Parlament. I bëjmë thirrje pushtetit me u ndal mos me thellu krizën. Opozita është e përkushtuar. Trafikimi i një seance është veprim i radhës i kësaj Qeverie. Me këtë veprim kriza do të thellohet në vend. Do ta vazhdojnë kundërshtimin e këtij regjimi”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, Fatmir Limaj, kryetar i NISMA-s për Kosovën, ka thënë se mënyra e re e protestës nga opozita po gjen mbështetje tek qytetarët.

Fundamenti

Sipas tij, koalicioni qeverisës po vazhdon të veprojë me logjikën e regjimeve.

“24 orë janë të mjaftueshme dhe kanë treguar se kjo fazë e re protestimit po gjen mbështetje të qytetarët . Ata vazhdojnë me logjikën e vet ashtu si bëjnë regjimet. Ky regjim po e thellon krizën. Ky parlament më nuk ka legjitimitet”, theksoi Limaj.

Ndërkohë, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 16:00 do të shqyrtojë kërkesën e deputetëve për seancën e jashtëzakonshme ku do të zgjedhet presidenti i ri i vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.