GRANDEMALL

Haradinaj: Po dialog me Pozitën – për datën e zgjedhjeve

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Haradinaj ka bërë të ditur se kanë kërkuar që mos të thirren më seancat e Kuvendit, meqenëse ka një tendosje dhe situatë të rëndë politike, për shkak të marrëveshjeve të dëmshme dhe të rrezikshme të Bashkësisë së Komunave serbe dhe të versionit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në një intervistë për KosovaPress, ka folur gjerësisht për zhvillimet në vend dhe vendosmërinë e opozitës, që vendi të shkoj sa më parë në zgjedhje.

Haradinaj ka bërë të ditur se kanë kërkuar që mos të thirren më seancat e Kuvendit, meqenëse ka një tendosje dhe situatë të rëndë politike, për shkak të marrëveshjeve të dëmshme dhe të rrezikshme të Bashkësisë së Komunave serbe dhe të versionit të Demarkacionit me Malin e Zi.

Përveç kërkesës për shkuarjen e vendit në zgjedhje, ai tha se Qeveria e cila duhet të dorëhiqet, duhet të jap llogaridhënie.

Duke e quajtur të pakuptimtë vazhdimin e mbajtjes së seancave të Kuvendit, Haradinaj mohon çdo mundësi për një dialog me pozitën.

Ai vlerëson se i ka ardhur fundi kësaj situate, pasi që ka pasur kokëfortësi dhe insistim për zbatimin e këtyre marrëveshjeve të cilat janë të dëmshme për vendin.

“Pra tani ka kuptim një dialog për të vendosur për datën e zgjedhjeve, për çështje që lidhen me zgjedhjet. Por jo më dialog për tema tjera. Ne jemi të hapur për të diskutuar me të gjitha palët, për të shpallë zgjedhjet e jashtëzakonshme, që të shkon vendi në zgjedhje”, tha ai.

Haradinaj tha për KosovaPress se do ta shtojnë dhe më tej presionin për të penguar punën e Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk mund të ketë funksionim normal të këtij institucioni.

E shkaktar për krijimin e krizës politike, sipas tij, janë kryeministri Mustafa dhe zëvendësi i tij Thaçi.

Haradinaj tha se opozita do të ndihen krenar, pasi penguan implementimin e këtyre marrëveshjeve.

Hidromorava

“Përpos që është qeveris vendi me korrupsion, përpos që kemi vështirësi me ligj në planin e brendshëm dhe jashtëm, tani i kemi dhe dy marrëveshje që e varfërojnë më shumë Kosovën, por jo vetëm kaq, por e rrezikojnë funksionimin e vet. Ne bartim përgjegjësi për t’i kundërshtuar këto. Mendoj se kjo është një përgjegjësi që na bënë krenar, se nuk kemi lejuar që në Kosovë me u zbatu këto marrëveshje të gabuara”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, partia që ai udhëheq mund të shkoj në zgjedhje si parti e vetme, por nuk përjashton as mundësinë që të shkojnë edhe si opozitë e bashkuar.

Ndërsa thotë se nuk e di se çfarë detyre mund të kryej pas zgjedhjeve, për të nuk është prioritet posti i kryeministrit, por ndryshimi i gjendjes në vend.

Sipas tij, për opozitën nuk ka aspak peshë zgjedhja e presidentit, duke pas parasysh gjendjen në vend. Ndërsa mohon që opozita ka një kundërkandidat për president të vendit edhe pse së fundi janë përfolur emra të ndryshëm, si Murat Jashari e Rexhep Qosja.

“Ne ende s’kemi një kandidat zyrtar si opozitë. Arsye është se ne duke pasur kundërkandidat, i japim legjitimitet zgjedhjes së presidentit. Ndërsa pozicioni ynë është mos marrje pjesë në seancë, pengim i kuorumit“.

Haradinaj mohon se gjithë këtë opozita po e bënë pasi që po i frikësohet Gjykatës Speciale dhe se kundërshtimin e marrëveshjeve po e përdor vetëm si pretekst.

Ndërsa thotë se janë kundër kësaj Gjykate, duke e konsideruar si të padrejtë trajtimin që po i bëhet Kosovës, e që është ndryshe nga ajo se si është trajtuar Serbia dhe palët tjera në luftë. Ai tha se do të votojnë kundër kësaj Gjykate.

Megjithëse caktimi i protestave në data të rëndësishme për vendin, po shihet si lojë me ndjenjat e qytetarëve, Haradinaj thotë se me ndjenjat e qytetarëve kanë luajtur ata që kanë devijuar nga interesi i qytetarëve dhe kanë thyer betimin e dhënë, për mbrojtjen sovranitetit të vendit.

Ai ka konsideruar se do të ishte mirë që pushtetarët, të mos e testojnë dhe më tej durimin e qytetarëve, të cilit i ka ardhur fundi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.