Haradinaj: Përzierja e Beogradit në Kosovë, shkakton konflikte – luftë!

Ramush Haradinaj vazhdon të mbrojë idenë se marrëveshjet e Kosovës me Serbinë e Malin e Zi janë të dëmshme për Shtetin. Madje, ai thotë se po angazhohet që të mos lejojë që Beogradi të ketë vendimmarrje në Kosovë.
“Në rast se ne vazhdojmë me u përshtatë e me leju tjetrin me vendosë te na, ajo është një përziemje e keqe; ajo mund të shkaktojnë konflikte, pra luftëra. Mbajtja e këtyre raporteve, mos me leju Beogradin me pas vendimmarrje në Prishtinë e në Kosovë, është kontribut drejt paqes për rajonin. Ne si shqiptarë që nuk i kemi borxh askujt prej fqinjve, pse atëherë po u dashka me u marrë prej neve për paqen në Ballkan. Nuk ka kuptim”, ka thënë Haradinaj në Kuvendin Zgjedhor të AAK-së në Podujevë./telegrafi/