RCCOLA

Haradinaj për Specialen: Nëse provat vijnë nga Serbia është avantazh për mbrojtjen

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, vlerëson se Kosova nuk duhet të krijojë mosbesim me Gjykatën Speciale në Hagë, por të tregojë se është pro të vërtetës dhe drejtësisë.

Haradinaj, i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se duhet përkrahje për gjykatën që drejtësia të dalë në dritë.

“Kosova duhet të mos e thellojë mosbesimin me gjykatën, strategjia ime do të ishte një tjetër që të krijohet një marrëdhënie e besueshme me gjykatën dhe që ta dëshmojmë tek gjykata se ne në Kosovë e dëshirojmë të vërtetën dhe drejtësinë. Pra, e mbrojmë prezumimin e pafajësisë për të akuzuarit pasi është e drejtë ligjore, por ne kemi respekt për viktimat dhe çdo shqetësim tjetër”.

Hidromorava

Haradinaj foli edhe për procesin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, teksa tha se nëse provat vijnë nga Serbia është në favor të mbrojtjes ashtu si në rastin e tij.

“Besoj që Prokuroria e ka bërë maksimumin e vet me mbledh prova, nëse është e vërtetë që shumë prova vijnë prej Serbisë atëherë ky është avantazh për palën mbrojtëse për shkak se gjykata e ka lirinë të vlerësojë se a janë prova të besueshme apo ka ndodh diçka me to ndër vite”, tha Haradinaj.