HW

Haradinaj për postin e presidentit: Nuk kemi qëndrim, barra bie te Kurti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur para mediave për bisedimet VV – LDK për koalicion, raporton Gazeta Express.

Haradinaj shton se AAK-ja do të qëndrojë në opozitë, e shton se barra për krijimin e qeverisë bie mbi partinë e parë të dalë nga zgjedhjet.

UBT

Tutje, i pari i Aleancës, thotë se në partinë e tij momentalisht nuk kanë pikëpamje sa i përket pozitës së presidentin, kusht ky që është duke i lënë pa marrëveshje LDK-në e VV-në.

“Ne jemi parti opozitare, nuk jemi palë e bisedave LDK-VV, barra vjen mbi mandatarin me kriju qeverinë, temat që ndërlidhen me të, gjendet alternativa apo formula, sipas përvojës, barra bjen mbi partinë fituese me i gjetë formulat, me i akomodu pritjet e partnerëve, Aleanca nuk obligohet nga diskutimet dypalëshe të tyre, nuk kemi pikëpamje tash për këtë temë sa i përket presidentit, qëndrojmë jashtë, është në përgjegjësinë e zotit Kurti, atij i bjen barra, kuptohet palët mund të kenë kërkesa nganjëherë të ndryshme, ai që është mandatar e ka këtë privilegj me i mandatu ato”, tha Hardinaj. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.