Eko Higjiena

Haradinaj për Osmanin: Ec e bjeri në fije – vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin, e hesht për refuzimin e gazit amerikan nga Kurti

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani për marrëveshjen e Serbisë dhe Rusisë për gazin rus.

Haradinaj në një postim në Twitter ka shkruar se Osmani reagon për këtë marrëveshje kurse hesht për refuzimin e gazit amerikan që e ka bërë kryeministri Kurti.

“Presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin për gazin rus e heshtë JO-në e Kosovës (e thënë nga KM Kurti) për gazin amerikan?!? Ec e bjeri në fije!”, ka shkruar Haradinaj.

Presidentja e vajton marrëveshjen Vuçiq-Putin për gazin rus e e heshtē JO-në e Kosovës (e thënë nga KM Kurti) për gazin amerikan?!? Ec e bjeri në fije!

Ndryshe Osmani dje përmes një postimi në Twitter ka shkruar se Vuçiqi duke blerë gazin rus po e financon luftën e Putinit.

“Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putin-it, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë. BE nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”, ka shkruar Osmani.

Uji Dea

Vuçiq tha se kishte rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.

Çmimi i gazit që Serbia do të blejë nga Gazpromi rus aktualisht është tri herë më i ulët sesa çmimi me të cilin e blejnë këtë lëndë shtetet e tjera evropiane, ndërkaq në dimër, ky çmim do të jetë dhjetë deri në 12 herë më i ulët.

Vuçiq tha se çmimi pritet të jetë 340 deri në 350 dollarë për 1,000 metër kubikë të gazit, por “ky nuk është çmimi final sepse do të varet nga sasia që do të dërgohet”.

Ai theksoi se janë pajtuar për çmimin për furnizimin e 2.2 miliardë metër kubikë gaz në vit dhe shteti të Serbisë i duhen edhe 800 milionë metër kubikë për shkak të zhvillimit të industrisë.

Ndryshe, rreth marrëveshjes në fjalë kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare duke theksuar se ndërsa agresioni rus në Ukrainë vazhdon, presidenti i Serbisë njoftoi se ka siguruar një marrëveshje “jashtëzakonisht të favorshme” të gazit natyror me Rusinë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.