ARKATANA

Haradinaj për dalje nga kriza qeverisëse i kërkon ndihmë Gjykatës Kushtetuese

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri në dorëheqje gjatë mbledhjes së Qeverisë tha se duhet patjetër të kërkojë ndihmën e Gjykatës Kushtetuese se si duhet vepruar tutje në mënyrë që mos të krijojnë vakum qeverisës.

Haradinaj tha se i ka dy pyetje për Gjykatën Kushtetuese: “Me rastin e dorëheqjes së kësaj qeverie a të krijojmë vakum të qeverisë apo të vazhdojmë me kujdestari dhe detyra qeverisëse deri në qeverinë e ardhshme? ”

“E kemi për detyrë që mos të lejmë vakum qeverisës. Sido që të jetë, me këto pasiguri ligjore që u paraqitën këtu me duhet të kërkoj ndihmën e Gjykatës Kushtetuese. Dalja nga kjo gjendje është që të marr një mbulesë ligjore nga autoriteti që e ka këtë. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është ta lusim Gjykatën Kushtetuese dhe të na jep një përgjigje urgjente ‘me rastin e dorëheqjes së kësaj qeverisë a të krijojmë vakum të qeverisë apo të vazhdojmë me kujdestari dhe detyra qeverisëse deri në qeverinë e ardhshme. Gjykata mund të na dërgojnë një shkresë, ata i kanë praktikat e veta. Imagjinon nëse pas një jave flasim për të njëjtën gjë atëherë kemi humb një javë”, ka thënë Haradinaj.

Mobi Casa

Ndërsa pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri në dorëheqje ka thënë se nuk mundet më të thërras mbledhje të Qeverisë.

“Tani e kam të pa sigurt që të thërras mbledhje të qeverisë pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Për takime të Qeverisë, nuk do të marrim më vendime, por nëse bëhet për zgjedhje do të rrezikojmë të marrim, ministrat do të bëjnë kujdestari”.

I pyetur nga gazetarët se a do të shkojë sërish në Hagë, ai ka thënë se nuk e di. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.