Uji Dea

Haradinaj për buxhetin e vitit 2023: Buxhet i varfërimit, të duhen 4 vite shkollë për ta kuptuar që Qeveria ka probleme me matematikë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar dhe e ka quajtur “buxhet të varfërimit” projektbuxhetin e paraparë për vitin 2023.

Përkundër pozitës të cilët thonë së është “buxhet historik”, Haradinaj është shprehur se për herë të parë në historinë e Kosovës, kemi një buxhet më të vogël në krahasim me vitin paraprak.

ARKATANA

Në një postim Haradinaj ka përmendur disa çështje që sipas tij e vërtetojnë atë që e thotë ai.“Buxheti i paraparë në kufijt e shpenzimeve 3 miliardë e 212 milionë euro, nominalisht 10.8% më i madh sesa ai i vitit 2022, në fakt është për një të katërtën më i vogël. Nëse shumës së paraparë, ia zbresim 20% inflacion (sipas Bankës Botërore) dhe inflacionin prej 4.3% që qeveria e ka paraparë për vitin 2023, atëherë vlera reale e buxhetit bie në 2.5 miliardë, e që është 400 milionë euro më i vogël sesa buxheti i vitit 2022. Për të qenë më i qartë, qytetarët që marrin paga nga shteti, shërbyes civilë, pensionistë dhe të gjitha kategoritë e tjera, do të jenë për 25% më të varfër krahasuar me 2022, sepse me pagat e tyre do të blejnë 25% më pak mallra të konsumit.”, ka shkruar deputeti i AAK-së.

Haradinaj thekson se mjaftojnë katër vite shkollim që të kuptohet se Qeveria Kurti ka probleme me matematikë.“Qesharake është edhe projeksioni i të hyrave doganore dhe të atyre të akcizës, që parashihen të rriten 3.4%, përkatësisht 4.5%, ndërkohë që rritja e çmimeve të importit parashihet në 8.5%. Duhet të kesh mbaruar katër vjet shkollë fillore, për të kuptuar se qeveria Kurti ka probleme serioze me operacionet e thjeshta matematikore.”, ka vijuar ai.

Deputeti i AAK-së po ashtu thotë se Qeveria Kurti ka dështuar në investimet kapitale.Në reagim ai ka është shprehur se përmes buxhetit të vitit 2023, qeveria Kurti ka goditur edhe komunat

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.