ARKATANA

Haradinaj: PDK-ja ka qeverisur keq, po vije koha e Rexhep Kadriut

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Ramush Haradinaj në një takim me gratë e AAK-së tha se për këto shtatë vite PDK në nivel vendi, por edhe në Gjilan ka qeverisur keq. Koha e Rexhep Kadriut po vije dhe është fat i madh për Gjilanin që e ka një kandidat të tillë.

Ramush Haradinaj, Nexhat Daci, Ahmet Isufi e Rexhep Kadriu kanë mbajtur një takim përmbyllës me gratë e AAK-së dhe kandidatet e saja për asamble komunale, raporton rajonipress.

Ramush Haradinaj duke folur në këtë takim tha se Gjilani ka pasur një qeverisje të keqe e cila ka dështuar më të gjitha fushat.”PDK-ja ka dështuar në nivel vendi dhe në Gjilan dhe kjo është arsyeja kryesore që ta votoni Rexhep Kadriun, koha e të cilit po vije. Koalicioni AAK-LDD është koalicioni më serioz për Kosovën dhe Anamoravën. Qeveria e sotme po ikë dhe po vjen njeriu i dëshmuar për Gjilanin i cili lajmin e bëri me punë dhe projekte konkrete” ka spikatur Haradinaj.

Haradinaj tha se me qeverisjen e Kadriut, Gjilani do të përfitojë projekte bazike sepse ai do jetë kryeministër kah mesi i vitit të ardhshëm dhe do të përkrah çdo projekt që vije nga Gjilani.

Haradinaj tha se në projektet e AAK-së janë të parapara rrugët Gjilan – Dheu i Bardhë derisa punësimi është prioritet i tij.

Kurse Nexhat Daci tha se Gjilani dhe Anamorava nuk kanë përfituar asgjë për këto shtatë vite.”Anamorava është një oazë e izoluar sepse Qeveria e ka trajtuar në mënyrën më mizore. Tani po dominon zhvatja e fiseve dhe klaneve” tha Daci.

FIDANISHTJA

Dritë Maliqi nga LDD tha se Rexhep Kadriu është njeriu i duhur për Gjilanin dhe gratë e LDD-së masovikisht do ta përkrahin.

Edhe Ahmet Isufi nënkryetar i AAK-së tha se AAK tani mund të krenohet sepse ka një kandidat që vetëm të mira po i sjell Gjilanit.

Ndërsa vet Rexhep Kadriu kandidat për kryetar të Gjilanit tha se ai ka dëshmuar me punë se mund të jetë pjesë e kreut të Komunës dhe të ndihmojë qytetarët e saj dhe të gjitha lagjet e qytetit dhe fshatrat me projekte konkrete.”Unë nuk jam marrë me akuza e komente të tjerëve sepse mua më ka interesuar interesi dhe kërkesat e shumta të qytetarëve me të cilët jam përballuar për këta shtatë muaj” tha Kadriu.

Kadriu tha se Gjilani tani ka mundësi të zgjedhë njeriun e merituar dhe të përkushtuar të tyre. “Unë do të punojë me të gjitha kapacitet njerëzore e profesionale për ta bërë Gjilanin evropian dhe Gjilanin stabil e të qëndrueshëm politikisht dhe ekonomikisht” tha Kadriu.

Ajtene Shahiqi në emër të Aleancës së Gruas së AAK-së në Gjilan tha se do ta përkrahin fuqishëm Rexhep Kadriun sepse është i vetmi kandidat që ka përkrahur me të gjitha format perspektivën e gruas në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.