ARKATANA

Haradinaj pasi Kurti po përmend të akuzuarit në Hagë: Kthimi në rrugën e Zotit nuk është kurrë vonë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur pasi kryeministri Albin Kurti ka filluar përmendjen e të akuzuarve në Hagë, shkruan Gazeta Express.

Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se më parë ai s’ka lënë gjë pa thënë për ta, teksa tani sipas tij ai po i përmend për të mos e humbur edhe më shumë besimin tek qytetarët.

“Nga frika se ky besim do të vazhdojë të bie ai vërtet do të provojë, ata që I ka sha deri para një viti tash po fillon… kjo është pjesa e mashtrimit kontra, e re. S’ka lënë gjë pa thënë dhe ka shku deri aty sa e ka barazuar Kosovën me Serbinë në Bruksel, që Kosova duhet me u liru prej kriminelëve të luftës në parti politike dhe institucione. Pra na ka barazu me kryesit e krimeve në Kosovë”, ka thënë ai.

UBT

Më tutje, Haradinaj tha se ka gjasa se Kurti është penduar për fjalët që i ka thënë më herët për ta.

“Nuk është kurrë vonë. Sikur të ishte e sinqertë ajo që e bënë, pra pendimi, ose kthimi në rrugën e Zotit nuk është kurrë vonë. Me u kthy në rrugën e zotit është me I rrespektu kategoritë e lirisë sepse liria është e përjetshme”, deklaroi ai në T7. /Gazeta Express