ARKATANA

Haradinaj: Pas tre nëntorit fituese do të jetë AAK-ja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj tha të shtunën në Gjilan se më tre nëntor Kosova nuk do t`i kryejë të gjitha punët e veta. Megjithatë fituese e këtyre zgjedhjeve do të jetë AAK-ia në nivel komunal e qendror. AAK-ja nuk do ta mashtrojë Anamoravën sepse do të jemi me ju dhe do veprojmë bashkë në të gjitha projektet.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj të shtunën i është bashkëngjitur edhe një suksesi të Rexhep Kadriut kandidatit të AAK-së së Gjilanit për kryetar komune, derisa mori pjesë në inaugurimin e një zyreje në lagjen “Arbëria” të qytetit raporton rajonipress.

Lideri i AAK-së pasi ka prerë shiritin së bashku me Rexhep Kadriun tha se kjo zyre tregon qartë për përkushtimin që ka AAK-ja ndaj problemeve të qytetarëve të Gjilanit dhe Anamoravës.”Kjo zyre është një shtytje dhe ndihmesë për qytetarët gjilanas dhe ne kemi nevojë për njerëz që veprojnë e punojnë në shërbim të qytetarëve” tha Haradinaj.

Haradinaj tha se AAK-ja nuk do ta mashtrojë as Anamoravën e as Gjilanin. “AAK do ju mbështes dhe nuk do ju mashtrojë. Do jemi bashkë edhe me projekte dhe me punë konkrete duke e lidhur Gjilanin me autostradën e Shkupit dhe atë të kombit. Mos harroni se Gjilani dhe Anamorava është anashkaluar nga Qeveria Thaçi sepse këtu s`ka investime e as vizion për ta nxjerr nga qorrsokaku financuar Gjilanin” tha Haradinaj.

FIDANISHTJA

I pyetur nga rajonipress se ku do ta ketë AAK vendin pas zgjedhjeve të tre nëntorit Haradinaj tha se më 3 nëntor Kosova nuk i kryen të gjitha punët e veta sepse na presin shumë sfida tjera. “Megjithatë më 3 nëntor fituese e zgjedhjeve lokale dhe nacionale do të jetë AAK-ja” tha Haradinaj.

Edhe Rexhep Kadriu kandidatë për kryetar të Gjilanit tha se hapja e zyrës në lagjen “Arbëria” është bërë me kërkesën e vet banorëve të cilët besojnë në AAK dhe kandidatin e saj.”Unë do jem i pranishëm në këtë zyre dhe së ashku do t`i trajtojmë problemet tuaja” tha Kadriu.

Ramush Haradinaj më pas është takuar me përgjegjësit e kompanisë “RC Cola” dhe më vonë pritet të takohet edhe me mërgimtarët gjilanas./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.