Haradinaj pas takimit me Osmanin: Koha po ecën shpejt, duhet zgjidhje urgjente

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, rreth çështjes së ngërçit politik.
Haradinaj tha se presidentja Osmani i ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e krijuar.
“Temë takimit ishte sit ë dalim nga kjo bllokadë edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Presidentja shprehi shqetësim sepse koha po ecën shpejt, afati është 30 ditor. U interesua për pozicionin tonë dhe mënyrën sesi ne mendojë se duhet të dalim nga kjo situatë”, tha Haradinaj.
Haradinaj tha se situata është bukur e rëndë.
“Ne kemi menduar që pas vendimit të Gjykatës LVV do ta shfrytëzojë mundësinë që të ndryshoj praktikën e votimit, ta kthej në votim të hapur. Ne kemi shpresu se do të kemi edhe një kandidat konsensual që do ta votonim”, tha Haradinaj.
Kreu i AAK-së, tha se kanë kërkuar që të kthehet praktika e votimit në mënyrë që të votojnë e jo të mos e bëjnë këtë.
“Sikur të kthehet praktika e hapur e votimit shpresojmë që do të votojmë. Pra edhe për ata që nuk kemi votë do të votojmë kundër, por për kandidatët konsensual do të votojmë për”, tha Haradinaj.
Ai tha se ka dëgjuar se po punohet për dy kërkesa tjera për Gjykatën Kushtetuese për praktikën e votimit, duke thënë se e keqja është se shqyrtimi i tyre merr kohë.
“Si Aleancë, do të bëjmë gjithçka brenda kapacitetit tonë politik dhe përfaqësues për t’i hapur rrugë konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të institucioneve që dalin nga zgjedhjet e fundit parlamentare”, tha Haradinaj. /Telegrafi/