Fundamenti

Haradinaj pas takimit me mediet e shoqërinë civile: Po kalojmë situatë të vështirë, s’do të heshtim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj të enjten dha një deklaratë për medie tha se Kosova është sanksionuar nga mbështetësit me të mëdhenj të pavarësisë, e kjo si pasojë e politikave të Qeverisë, raporton Ekonomia Online.

Ai pas takimit që mbajti me përfaqësues të shoqërisë civile e medieve, shtoi se ata po vazhdojnë dialogun e brendshëm dhe se shihet se të gjithë janë të shqetësuar.

Ai pohoi se si parti e çmojnë lartë rolin e medieve në informim e drejtë.

Hidromorava

Haradinaj thotë se konkluzë e takimit ishte që nuk duhet heshtur përballë problemeve që ka vendi.“Të nderuar medie me një situatë te vështirë që po e kalojmë me sanksionet e miqve tanë, aleatëve të Kosovës. Pavarësisht këtyre po e vazhdojmë dialogun e brendshëm, më parë me përfaqësues të sindikatave e sot me përfaqësues të shoqërisë civile”.

“Të gjithë jemi të shqetësuar. Ne si Aleancë e çmojmë rolin e mediave për senziblziimin shoqëror, para një situate ku Kosova është e sanksionuar nga aleatët kryesorë të pavarësisë tonë”.“Ishte një konkluzë se nuk duhet të heshtim para një situatë kur Kosova është e sanksionuar ne do të vazhdojmë edhe me sektorë të tjerë në mënyrë që të dalin nga kjo bllokadë që ka vendi”.“Shprehim mos pajtim tonë më rastin e Klanit. Ishte kërkesë që opozita të bashkëveprojë me shoqërinë cilivie, me rikthyer Kosovën në normalitet me pas normalitet edhe në rajon, eci përpara me rezultatet e dialogut”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.