Hidromorava

Haradinaj pas takimit me Limajn: Kemi disponim për koalicion, por s’ka marrëveshje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme në ndërtesën e Qeverisë e ka pritur në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Të dy këta, kanë folur rreth koalicioneve të mundshme në mes partive që udhëheqin. Por vendim përfundimtar për koalicion ende nuk kanë marrë.

Megjithatë, Haradinaj ka deklaruar se ka disponim të mirë për një koalicion të mundshëm.

“Jemi taku me z. Limaj, nuk ka pasë mundësi me fol për koalicion me Nismën, por disponim ka, por nuk jemi dakordu për ndonjë marrëveshje”, tha ai, raporton EO. Haradinaj ka bërë lëvizjen e parë në koalicione duke nënshkruar një të tillë me PSD-në e Shpend Ahmetit.

PSD-ja në listën zgjedhore do t’i ketë 25 kandidatë për deputetë.

RCCOLA

E diskutimet për koalicion dhe zgjedhje të parakohshme kanë nisur pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës më 19 korrik të këtij viti.

Ai ka marrë këtë vendim pas ftesës që i është bërë për intervistim nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

Si pasojë e kësaj situate, Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten një seancë të jashtëzakonshme, ku pritet të bëhet shpërndarja e legjislaturës aktuale. /Express/