FIDANISHTJA

Haradinaj pas takimit me Lajçak: Të përshpejtohet marrëveshja finale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë Ramush Haradinaj, gjatë takimit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak ka thënë se BE-ja duhet të përshpejtojë përpjekjet për marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për zhvillimet dhe progresin e dialogut.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qëndron e përkushtuar në procesin e dialogut, i cili përfundon me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj.

Uji Dea

Haradinaj ka thënë se marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Shtëpinë e Bardhë, është tregues se Kosova është gati që të marrë përgjegjësitë, me garancitë e partnerëve strategjik.

“Prita në takim përfaqësuesin special të BE-së për dialogun z. Miroslav Lajcak, me të cilin diskutuam për zhvillimet dhe progresin e dialogut. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës qëndron e përkushtuar në procesin e dialogut, i cili përfundon me njohjen reciproke në kufijtë ekzistues. Marrëveshja e 4 shtatorit e arritur në Shtëpinë e Bardhë, është tregues se Kosova është gati që të marrë përgjegjësitë, me garancat e partnerëve strategjik. I shpreha z. Lajcak qëndrimin, se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë përpjekjet dhe se është koha për marrëveshje finale. Çdo zgjatje e procesit nuk i ndihmon paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkroi Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.