UBT

Haradinaj pas rizgjedhjes: Nuk kam me u ndal së punuari për AAK-në dhe Kosovën

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Pa asnjë kundër kandidatë dhe me aklamacion, sot në Kuvendin e VIII zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), 529 delegatë kanë rizgjedhur Ramush Haradinajn kryetar të AAK-së edhe për një mandate katërvjeçar, i cili aktualisht është edhe kryeministër i Kosovës.

Kryetari Haradinaj, duke i falënderuar delegatët për besimin e dhënë, ka thënë se nuk do të ndalet asnjë herë së punuar për të mirën e Aleancës dhe Kosovës, sepse sipas tij, është një besim që mbetet një obligim i madh. Ai ka ftuar anëtarësinë e tij, që të jenë sa më të bashkuar dhe ta ndihmojnë rritjen e Aleancës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe komunale.Haradinaj: Një besim që është një obligim i madh

“Faleminderit për besimin e dhënë, një besim që nuk e kam dyshua që e kam, nuk është befasi për mua, e kam ndier respektin e madh që e keni ndaj meje. Një besim që është një obligim i madh. Ju lus që të jemi bashkë ta ndihmojmë njëri tjetrin që ta rrisim Aleancën nga ky kuvend deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe komunale. Unë nuk kam me u ndal, kam me punuar intensivisht që kam me shfrytëzuar krejt dijeninë e të gjitha ata mundësi e çdo kapacitet që ekziston në këtë vend që ta rrisim Aleancën bashkë. Urime, faleminderit”, ka thënë Haradinaj pas rizgjedhjes si kryetar i AAK-së.

ARKATANA

Haradinaj po ashtu shkarazi mori shembull suksesin edhe të dy futbollistëve kosovarë që luajnë për kombëtaren e Zvicrës, të cilët ishin gola shënues të ndeshjes së mbrëmshme kundër ekipit nga futbollistik nga Serbia në Kampionatin Botërorë “Rusia 2018”.Haradinaj: Të veprojnë sikur Xhaka e Shaqiri

“E para për të pasur sukses duhet të jemi sa më të bashkuar, dhe sa më për njëri tjetrin. Çelësi i suksesit, i çdo ekipe, edhe Xhaka dhe Shaqiri për me dhënë gol dikush ju ka pasuar topin. Për me ardhur ata deri te ajo gol, shumë mund, shumë rrugë e tyre, e prindërve të vet e shumë kujt tjetër. Andaj ju lutna pra që të jemi ekip, ju lutna të punojmë si ekip. Ju lutna të mendojmë shumë për njëri tjetrin. Nëse mendojmë për njeri tjetrin kjo nuk është kundër Kosovës, kundër atdheut, kjo është pikërisht për Kosovën, për atdheun”, ka thënë Haradinaj. Në këtë Kuvend zgjedhor pati diskutime dhe aprovim të ndryshimeve statutare, në këtë rast për mandatin e kryetarit, ku nga tre vjet është bërë katër vjet mandati i kryetarit të AAK-së”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.