Fundamenti

Haradinaj pas aktakuzës ndaj Thaçit: Duhet të tregojmë unitetin kombëtar, në rrethanat e reja të krijuara

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas konfirmimit të akaktuzës së ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, ka lëshuar një reagim.

Haradinaj ka kërkuar përkrahjen e qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të vendit përgjatë përballjeve të këtyre dy akterëve politik me drejtësinë ndërkombëtare, shkruan Gazeta Express.

“Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë”, ka thënë ai.

UBT

Ai ka besuar në pafajësinë e tyre, teksa ka thënë se Kosova do dalë faqebardhë në këtë sfidë.

Ndryshe, përgjatë ditës së sotme, iu janë konfirmuar aktakuzat nga Gjykata Speciale ish-presidentit Thaçi, si dhe ish-kryeparlamentarit Veseli. Këta të fundit po akuzohen për krime lufte, sipas Prokurorisë Speciale. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.