UBT

Haradinaj paralajmëron procedimin e demarkacionit në Kuvend

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

​Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se kryesuesi i komisionit për shënjimin e kufirit e ka njoftuar dje që është i gatshëm me raport dhe të gjeturat e tyre.

“I kam propozuar që një mbledhje të ardhshme të vijnë të na propozojnë në mbledhjen e qeverisë. Me siguri si konkluzë do të dalë se marrëveshjen duhet ta procedojë Qeveria në Parlament. Të gjeturat e raportit ia procedojmë Kuvendit. Sa na përket neve si Qeveri pas njohjes së materialit nuk na mbetët shumë punë pos me proceduar në Kuvend” ka thënë Haradinaj.

Mobi Casa

Ai ka shtuar se të hënën mund të këtë mbledhje të qeverisë.

“Mundemi të hënën me mbajt një mbledhje të qeverisë por së pari të kemi konsulta paraprake”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë./indeksonline/