Fundamenti

Haradinaj paralajmëron Komisionin për Veteranët e UÇK: Do t’ju tërheqim zvarrë nëpër shesh

/ 2 minuta lexim
United Hospital

​Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka paralajmëruar Komisionin për verifikimin e veteranëve të luftës së UÇK-së, se do t’i zvarrisin në shesh për mos-nxjerrjen e listave përfundimtare.

Ish komandanti i UÇK-së ka thënë se nuk do t’i nënshkruajë këto lista, pasi që jashtë tyre kanë mbetur një numër i madh i bashkëluftëtarëve të tij, transmeton Telegrafi.

“Anëtarët e komisionit për verifikimin e ish ushtarëve të UÇK-së, veteranët që do të jenë edhe më shumë, do t’i zvarrisin në shesh. Unë nuk do t’i nënshkruaj këto lista pa u fut krejt ushtarët e mi. Të gjithë veteranët e luftës kanë pasur kartela”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

Uji Dea

Haradinaj ka thënë se “Rrafshi i Dukagjinit ka pasur më tepër ushtarë se Zona e Drenicës dhe se këtë e dinë edhe Sami Lushtaku dhe gjithë komandantët e UÇK-së. Ndërsa po del se Dukagjini ka më pak ushtarë se disa zona të tjera”.

Ndërkaq, ish kryetari i veteranëve të luftës, Muharrem Xhemajli, ka akuzuar komandantët për mos publikimin e listave përfundimtare dhe se veteranët e luftës duhet të ‘protestojnë në Drenicë dhe Dukagjin dhe jo para Qeverisë së Kosovës’.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.