RCCOLA

Haradinaj paralajmëron edhe bllokimin e punës së Qeverisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se opozita nuk do të lejojë zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe. Ai thotë se do të bllokohet edhe puna e Qeverisë.

Në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se edhe nëpërmjet protestave por edhe formave tjera, do të pengohet Parlamenti, për të mos e lejuar kalimin e marrëveshjeve dhe Qeveria për të mos e lejuar t’i zbatojë ato.

UBT

“Mos lejimi që të vazhdohet një angazhim i zakonshëm parlamentar që do të krijonte parakushtet për zbatim të marrëveshjeve të dëmshme. Ne po bëhem instrument i moszbatimt të marrëveshjeve të dëmshme. Ne do ta pengojmë edhe Qeverinë, jo vetëm Parlamentin.Do ta pengojmë edhe përmes protestës, përmes formave të tjera”, ka thënë Haradinaj në “Debat” të RTK-së.