UBT

Haradinaj paralajmëron Daçiqin: Do të të priten duart nëse i fut prapë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Udhëheqësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka paralajmëruar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, se “kurrë më nuk do të mund të ketë fuqi t’i fusë duart në Kosovë si shefi i tij, sepse ato do t’i priten”.

Në faqen e tij zyrtare në Facebook, Haradinaj — i cili po mbahet në Francë që nga 4 janari në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lëshuar nga Serbia, e cila e kërkon atë për gjoja krime lufte — ka shkruar se Daçiq është “më i lig se Ati shpirtëror i tij, Millosheviqi”.

“Ky ende nuk e ka kuptuar që Millosheviqi nuk jeton më, prandaj nuk jetojnë as shpifjet e tij monstruoze, sado që Daçiqi, ka kohë që sillet si një Millosheviq i vogël”, ka shkruar Haradinaj më tej.

Ky është shkrimi i plotë i Haradinajt në rrjetin social:

GRANDEMALL

Ministri i jashtëm serb, Daçiq, është më i lig se Ati shpirtëror i tij, Millosheviqi.

Kur dikush te akuzon për diçka që nuk e ke bërë, atëher akuzuesi ose ka bërë diçka të tillë vet, ose e ka ndërmend ta bëjë. I tillë është Ivica Daçiq, vetëm se e ka kot se më kurrë më nuk do të mund të ketë fuqi t’i fus duart në Kosovë si shefi i tij, sepse ato do t’i priten.
Ky ende nuk e ka kuptuar që Millosheviqi nuk jeton më, prandaj nuk jetojnë as shpifjet e tij monstruoze, sado që Daçiqi, ka kohë që sillet si një Millosheviq i vogël.
Unë kam qenë burrë dhe nga pozita e Kryeministrit jam përballur me drejtësinë ndërkombëtare dhe nuk jam fshehur si ai e shokët e tij pas xhenazës së Millosheviqit.
Zanati i tyre është të prodhojnë dëshmitarë të rrejshëm dhe hiq s’është largë mendsh që të njetët edhe t’i vrasin vet!

Ai nuk meriton të trajtohet as si kundërshtar, sepse është më i lig se Ati shpirtëror i tij-Millosheviqi!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.