RCCOLA

Haradinaj para qytetarëve: Është momenti më i mirë për marrëveshjen me Serbinë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot qytetarë të komunës së Klinës, me të cilët ka diskutuar për situatën politike në vend.

Ai ka theksuar se aktualisht është koha më e mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë.

RCCOLA

Në njoftimin e tij, ai ka treguar edhe për temat tjera që i ka diskutuar me qytetarët.

“Biseduam për zhvillimet aktuale, situatën e re gjeopolitike e cila ka ndikim të madh edhe në vendin tonë dhe vlerësuam se Kosova nuk duhet të dështojë në hapat që ka para vetes dhe se është momenti më i mirë për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme mes Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në kufijtë ekzistues. Gjithashtu vlerësuam se rritja e vigjilencës në fushën e sigurisë, marrja e masave emergjente për parandalimin e kolapsit energjetik dhe procedimi sa më u shpejt i Ligjit të Pagave, duhet të jenë detyra të domosdoshme të qeverisë së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.