Haradinaj para NATO-s: Kosova e meriton Ushtrinë dhe partneritetin tuaj

/ 2 minuta lexim

Kryeministri Ramush Haradinaj në fjalën e tij para konferencës së NATO-s ka thënë se Kosova si partneritete e kësaj organizate e meriton ta ketë Ushtrinë e saj. Kësisoj, ajo do të mund ta ndihmonte NATO-n në procesin e saj drejt sigurisë rajonale.

“Kosova e meriton të anëtarësohet në NATO. Ne e duam NATO-n të qëndrojë në Kosovë. Po bëjmë të gjitha përpjekjet për të themeluar FAK-un, besojmë se deri në 2020 ta përmbyllim anëtarësimin në NATO. Ne e shohim NATO-n si faktor të posaçëm të stabilitetit rajonal, sidomos në luftimin e radikalizmit, e shohim si ndihmesë për Kosovën që Kosova të ndalojë se absorbuari siguri dhe t`i ofrohet ta ndihmojë sigurinë. FAK-u do e ndihmonte këtë proces dhe sigurin gjithë qytetarët në Kosovë”, ka thënë Haradinaj

Uji Dea

Ai ka shtuar se shtetet rajonale përballen me sfida të ndryshme, duke theksuar ndërhyrjen e Rusisë në Ballkan, ekstremizmin, krimin e organizuar, rrezikun kibernetik, rreziqet sociale-ekonomike, por që NATO-ja ndihmon në këtë drejtim dhe Kosovës duhet t`i lejohet që me Ushtrinë e saj të veprojë bashkarisht me NATO-n në këtë drejtim.