Fundamenti

Haradinaj: Pala kosovare po bie para politikave serbe

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet i mërzitur me ato që po ndodhin në dialogun Kosovë-Serbi. Ai ka deklaruar se pala kosovare po bie para aktit të kryer të politikave serbe.

Madje për këtë thotë se është ankuar edhe tek përfaqësuesit e Kosovës në këtë dialog. Për logon thotë se është e palezetshme të hiqet në kohën kur pala tjetër po debatonte dhe kishte pozicion të qartë për këtë temë.

Haradinaj tha se për herë të parë po flet që është i mërzitur me këtë dialog që Kosovën po e qet para aktit të kryer dhe këmbëngul që pala kosovare t’i merr kompetencat si i takojnë.

Uji Dea

“Jam pak i mërzitur me dialogun në përgjithësi, është hera e parë që po e shfrytëzojë rastin me thanë ngase këto kohët e fundit ka qenë njëfarë praktike me na pru para aktit të prerë këtu në Prishtinë me na nxjerr në pozita jo të mira. Jam ankuar për këtë aspekt tek kolegët tanë në Bruksel, duhet më në fund mu kfjell pak dhe nuk guxojmë që dialogu si proces me na sjell para akti të kryer, tema që ne ndjehemi në pozitë të vështirë dhe na krijon situata të rënda para vetes”, ka thënë ai.

Ai tha se megjithë marrëveshjen e arritur ende nuk ka dokument që e saktëson atë që është arritur, raporton KosovaPress.

“Logoja është hjek nga fletëvotimet, ato janë material për asgjësim pastaj, ka mujt Kosova me anticipu në rast se e ka vlerësu se si duhet të shkojnë zgjedhjet, por është bukur e palezetshme ku pas një debati dhe pas një pozicioni të qartë të palës tjetër ne veprojmë, Kosova duhet me anticipu në detyra të veta, në detyra të shtëpisë”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj. /Telegrafi/