FITORJA

Haradinaj: Pa u largu ky koalicion, nuk bëhet mirë në Kosovë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i Aleances për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka qëndruar në Gjakovë, me ç’rast ka zhvilluar disa takime me struktura të degës së kësaj partie si dhe me simpatizantë në Gjakovë. Duke folur para tyre, Haradinaj ka spjeguar lëvizjet e fundit të bllokut opozitar, ndërsa ka insitituar se atop o bëhen me të vetmin qëllim, largimin e koalicionit qeverisës dhe sjelljen e një praktike më të mirë qeverisëse. “Pengimi i gjendjes së keqe ekzistuese, pengimi i marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën siç është Asociacioni I komunave serbe dhe demarkacioni me Malin e Zi, nënkupton edhe pengimin edhe funksionimit të këtij koalicioni në qeveri.

Nëse dëshirojmë që t’i ndalim këto trende të gabuara duhet ta ndalim këtë koalicion. Jemi duke vepruar në parlement, do të veprojmë përmes peticionit por do të veprojmë edhe në protesta, derisa të ndalet ky koalicion. Ne po duam ta ndalim këtë koalicion, për të nisur institucione tjera, zhvillimore, që e përmisojnë gjendjen në planin ekonomik, që sigurojnë investime, që sigurojnë vende të punës”, ka thënë Haradinaj para gjakvoarëve.

ARKATANA

Ai ka shtuar se disa veprime të opozitës mund të mos jenë të pëlqyeshme për sytë e qytetarëve, por ka shtuar se megjithatë ato veprime janë të domosdoshme për ndryshimin e gjendjes në Kosovë.

Në këtë takim ka folur edhe kryetari i ri i degës së AAK-së në Gjakovë Ardian Gjini. Ai ka thënë se në këtë degë është duke u punuar fuqishëm në rriten dhe forcimin e partisë, në rrugën për të fituar në të gjitha zgjedhjet e ardhshme. “Ne jemi dega më e madhe në Kosovë dhe dega që gjithmonë jemi mësuar të fitojmë. Po punojmë që në zgjedhjet e ardhshme, që po duket të jetë zgjedhje parlamentare, të fitojmë, por gjithsesi që do të fitojmë edhe në zgjedhjet lokale, duke e rikthyer pushtetin në Gjakovë”, ka thënë Gjini./Zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.