Fundamenti

Haradinaj: Nuk u japim llogari ambasadorëve për Gjykatën Speciale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Qeveria e Kosovës nuk do t`i jep llogari ambasadorëve por vetëm kuvendit për vendimet që merr.

Kështu ka deklaruar kreu i ekzekutivit Ramush Haradinaj i pyetur lidhur me deklaratat e shefes së zyrës së BE-së për nismën e shfuqizimit të Gjykatës Speciale dhe ratifikimin e demarkacionin.

Haradinaj tha se qeveria nuk ka më punë në trajtimin e këtyre çështjeve ndërsa u shpreh i habitur se pse demarkacioni nuk është votuar pro ose kundër në Kuvend.

Mobi Casa

“Janë disa tema që i kemi detyra të shtëpisë ato që i ka kompetencë ekzekutivi. Janë disa tema që involvohen edhe akterë të jashtëm. Pjesën e qeverisë si për njërën temë ashtu edhe për tjetrën ne e kem kry. Unë habitna pse parlamenti ende nuk e ka votu, qeveria nuk ka çka bon më shumë, e kem qu raportin e ka parlamenti. Le ta votojnë e jo me gjet argumente që me qu deri në pakufi. 2 vite e gjysmë LDK-ja këtë çështje e ka pas në sirtar e tash nuk po votojnë”, tha Haradinaj.

“Dhomat e posaçme janë iniciativë e parlamentit. Ne i jepim llogari vetëm parlamentit se ai na ka zgjedh, nuk i jepim llogari ambasadorëve. Ne nuk i kem punëdhënës ata, punëdhënës e kem parlamentin”, raporton EO.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.