FITORJA

Haradinaj: Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i AAK-s, Ramush Haradinaj, thotë se nuk e shqetësojnë akuzat e politikanëve serbë, apo, siç e ka quajtur ai, “Klani i Slobodan Millosheviqit”.

Haradinaj i ndaluar në Francë me një fletarrest të lëshuar nga Serbia në Interpol, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare”, transmeton Telegrafi.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

“Nuk më shqetëson Klani i Millosheviqit

FITORJA

I kam respektuar ligjet e vendit tim dhe ligjet ndërkombëtare! Jam përballur me akuzat më monstruoze të prodhuara nga vrasësit e popullit tim dhe në një proces të gjatë e të mundimshëm, jam shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet, nga instanca më e lartë e drejtësisë ndërkombëtare.

Këtij verdikti i është bindur krejt Bota!

Të vetmit që vazhdojnë të meren me këtë punë, janë politikanët e Klanit të Millosheviqit, të cilët më nuk kanë kurrfarë fuqie që në emër të, gjoja drejtësisë, t’i shtyjnë agjendat e tyre politike, dhe unë nuk i marr fare seriozisht!

Shpejt do t’i kthehem punës për vendin tim. Ky është i vetmi preokupim imi! RH” (sic.), ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.