Hidromorava

Haradinaj: Nuk marr pjesë në asnjë proces ku flitet për ndarje të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka theksuar se kërkim falja nga ana e Serbisë duhet të jetë parakusht për të arritjen e marrëveshjes së pajtimit e cila do të rezultonte me njohjen e Kosovës, ndërsa thekson se në dialog në asnjë mënyrë nuk duhet të përfshihet mundësia e korrigjimit të kufijve.

Haradinaj thotë se ai nuk pranon të marrë pjesë në asnjë proces ku flitet për ndarje.

“Qëndrimin e kam të qartë: nuk lejoj, nuk pranoj, nuk e mbështes, nuk marr pjesë në një proces në të cilin preken kufijtë e vendit tim”, tha Haradinaj, në intervistë për RTV 21.

“Kosova nuk e ka luksin që t’i diskutojë dhe rihapë kufijtë e vet. Jemi njoftë nga më shumë se 100 shtete me këta kufij, jemi anëtarë të institucioneve ndërkombëtare me këta kufij. Hapja e çështjes së kufijve në cilindo variant, është rikthim në para pavarësi dhe është rrezik i madh që bart rreziqe të pamenaxhueshme”, shtoi ai.

Uji Dea

Megjithatë, Haradinaj tha se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë dhe se duhet të arrihet pajtim mes Kosovës e Serbisë.

Ai ka dhënë idenë që dialogu me Serbinë ta ketë një bashkëkryesues nga opozita.

“Po e them për herë të parë, mund ta kemi një bashkë kryes nga opozita. Zoti Limaj është i hapur për një bashkëkryesues nga LDK, PSD ose VV”, tha Haradinaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.