Eko Higjiena

Haradinaj: Nuk lejojmë të ndahet Kosova

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se qytetarët i kanë thirrur që t’i thonë jo marrëveshjeve të dëmshme të Kosovës, kurse Gjakovën e kanë zgjedh që t’i nisnin manifestimet sepse nga ky vend janë dhënë shumë mesazhe për Kosovën.

Haradinaj ka thënë se nuk do të lejojnë që pushteti ta ndajë vendin dhe të falë tokë.
“Kosova është e qytetarëve të saj, e të gjithëve, edhe e serbëve të Kosovës, por jo e Serbisë. Ju kemi thirrë sot, për një shtet unitar e jo për një Kosovë copa-copa. Jemi bashku sot kundër të ligut e të keqit. Ju themi atyre mos e rrezikoni shtetin me këto marrëveshje. Mos i burgosni deputetët”, tha ai.

RCCOLA

Ai në këtë manifestim ka falendëruar qytetarët e Gjakovës ngase siç tha ai ky vend është që ka dhënë shumë ëpr Kosovën.

“Ne jemi evropian si popull, si traditë, si kulturë. Ne kemi vlera të rralla me të cilat mburremi. Ne jemi mik i përjetshëm i Amerikës. Ai që ka provuar me marrë me zor shqiptarit e dinë qysh është nda. Kurrë nuk do të mund dikush ti merr shqiptarit diçka. Sa më shpejt të lirohen të burgorsurit politikë”, ka thënë Haradinaj.