Hidromorava

Haradinaj: Nuk lejojmë Serbinë e as një shtet tjetër, ta rrezikojë Kosovën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të lejojnë askënd që ta rrezikojë shtetin e Kosovës, duke shtuar se me vënien e taksës prej 100 për qind ndaj prodhimeve serbe, zhvlerësimin e idesë për korrigjimin e kufijve dhe formimin e Ushtrisë, kanë arritur të rikthejnë shtetësinë e vendit.

Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri gjatë Kuvendit së Punës së AAK-së, me ç’rast ka numëruar “të arriturat” e qeverisë që ai drejton.

“Ne e bëmë ushtrinë e Kosovës. Ne arritëm ta legjitimojmë idenë e ndryshimit të kufjeve që në thelb e hidhte poshtë vendimin e GJND-së dhe Pakon e Ahtisarit duke e suspenduar Kushtetutën tonë. Me taksën 100 për qind i treguam botës dhe vetvetes se nuk lejojmë as Serbinë e as një shtet tjetër ta rrezikojë Kosovën. I përmbushëm kriteret e liberalizimit të vizave dhe presim Evropën që të marr vendim. Gjatë këtyre 20 muajve në udhëheqje rritëm numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të gjithë u kthyem në përkrahje të rendit dhe ligjit. Përmes taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjës, u rrit prodhimi i Kosovës. Kemi përmbyllur autostradën e ‘Arbën Gjaferi’, kemi filluar të tjerat. Komunat janë partnere në zhvillim ekonomik. Ka rritje ekonomike, kemi rritje të buxhetit. Jemi këtu për të kryer punët e këtij shteti dhe t’i tregojmë shteteve tjera se jemi këtu për të bashkëpunuar me to. Në Bruksel po vazhdon dialogu, në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kemi rritje edhe të partisë”, tha ai, raporton EkonomiaOnline.

FITORJA

Haradinaj tha se AAK-ja dallon nga partitë e tjera, pasi ka guximin të marrë përgjegjësi të reja.

“Aleanca asnjëherë nuk është ndal saherë që i është dhënë mundësia ka guxua me krijua. Vetëm Aleanca për dallim nga partitë tjera mundet me ec në krijimin vlerës së re me krijua atë që i mungon Kosovës. Aleanca guxon me krijua. Ju jap shembullin e fundit krejt institucionet e Kosovës janë të ngulfatura, jemi vendosur ne objekte që s’janë ato që i kryejnë këto funksione. Kur vjen një delegacion i gjithë qyteti bllokohet jemi në situatë të rëndë. Aleanca po e krijon Prishtinën e re. Prishtina e re është pronë e përbashkët e qeverisë nacionale dhe Komunës. Kemi me nënshkrua së bashku me kryetarin memorandum me mbi 1 milion metra katror. Do të jetë projekti me i madh në Evropën juglindore. Nuk ka pengesë që na ndal ne vetëm mundemi me ndal vetën”, ka përfunduar Haradinaj.

Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve njëditore të Kuvendit, do të diskutojnë për ndryshimet në statutin e Partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformën e zhvillimit ekonomik, të cilat do të jenë vetëm disa prej çështjeve që do të trajtohen në punimet e këtij kuvendi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.