Mobi Casa

Haradinaj: Nuk ka zarf, ka shumicë parlamentare

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh i nominuar për kryeministër të Kosovës nga LAN, ka theksuar se përderisa për ngërçin flitet në rrugë, familje, kafene…, pse të mos krijohet mundësia të diskutohet edhe në Kuvend.

“Në takimin e sotëm, nuk ka mundur të mos jetë pjesë e bisedës edhe mënyra se si po qeveriset vendi – përkatësisht dëmi që po i shkaktohet vendit. Gjithashtu kemi diskutuar edhe rreth seancës së ardhshme të Kuvendit. Pjesa e parë, dihet, PDK do të konsumojë propozimin e saj për kryetar të Kuvendit. Në pjesën tjetër presim që të diskutohet. Nëse në seancën që vjen do të veprohet njëjtë si në dy të parat, atëherë do të shohim se cila do të jetë mënyra më e mirë për të reaguar”, ka thënë Haradinaj.

Ai gjithashtu ka vlerësuar se Kushtetuesja nuk i obligon deputetët se si të votojnë.

Fundamenti

“Bëhet fjalë për një vend dhe një popull që e ka pranuar demokracinë që e ka pranuar parlamentarizmin. Shumica është në parlament – parlamenti duhet të gjejë zgjidhjen”, ka vlerësuar Haradinaj.

Duke u ndërlidhur me mundësinë e ndikimeve të jashtme në zgjidhjen e ngërçit, Haradinaj ka shtuar se “nuk ka zarf, ka shumicë parlamentare”. /Telegrafi/