FIDANISHTJA

Haradinaj: Nuk ka të tjerë si t`i baca Adem

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë komemorative të organizuar pas ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe simbolit të rezistencës së çështjes kombëtare, Adem Demaçi, e cila u mbajt në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Haradinaj tha se baca Adem Demaçi ishte patriot, ishte si të tjerët por i veçantë në veprën e tij, i brezit të vet, por i vetmi.

“Kur të tjerët u ndalën Bac Ti vazhdove, kur të tjerët u gëzuan me të drejtat e pjesshme, ty të mundonte padrejtësia e pjesshme. Ti ishe i vetëm për të drejtën e plotë. Kur të tjerët iu gëzuan lirisë së pjesshme, Ty të mundonte robëria e pjesshme. Ti ishe për liri dhe të drejta të plota”, tha Haradinaj.

ARKATANA

Duke e vlerësuar kontributin e tij për liri, kryeministri Haradinaj tha se nuk ka të tjerë që kanë dhënë kaq shumë për të gjallë sa Baca Adem, nga e drejta e tij për jetë dhe liri, që ne të jetojmë të lirë.

“Ti dhe nga liria jote për lirinë tonë më së shumti nga të gjithë ne për së gjalli. Ti na mësove rrugën deri te liria. Më në fund populli yt po i bashkohet familjes së popujve të lirë. Prehu i qetë Baca i Kombit Adem Demaçi, Heroi ynë!”, tha Haradinaj.

Para përfaqësuesve më të lartë institucionalë të Kosovës, të pranishmëve të shumtë dhe personaliteteve nga vendi dhe rajoni, nga një fjalë rasti mbajtën, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe fëmijët e të ndjerit, Abetare dhe Shqiptar Demaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.