UBT

Haradinaj: Nuk ka marrëveshje me Vetëvendosjen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë një konferencë për media ka thanë se nuk ka marrëveshje më Lëvizjen Vetëvendosje pasi sipas tij koha është shumë e shkurtë.

“Sa i përket marrëveshje me Vetëvendosjen është vështirë të ketë diçka pasi që nesër është seanca dhe vështirë është të ndryshohet gjendja se është kohë e shkurtë mirë po ekziston mundësia e komunikimit më tej sepse priten edhe etapa tjera”, tha Haradinaj.

I pyetur rreth pretendimeve të dy grupeve se kujt i takon kryeparlamentari, Haradinaj ka thënë se është bërë shumë debat dhe nuk po dihet se kush çka ka thënë.

Ai ka thënë se janë grupi më i madh parlamentar me 47 deputetë dhe këtë e ka vlerësuar edhe kryesia e vjetër e Kuvendit të Kosovës.

Mobi Casa

Haradinaj është shprehur i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme. Ai ka thënë se komunitetet etnike nuk janë pengesë në këtë proces.

Ndryshe, Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka mandatuar Ramush Haradinajn për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Mandatimi i Haradinajt për këtë pozitë u bë pas nënshkrimit të marrëveshjes në mes të bllokut opozitar LDK-AAK-Nisma, të bërë një ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të 8 qershorit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.