UBT

Haradinaj: Nuk ka fuqi në botë që mund të na detyrojë të bëjmë koalicion me PDK’në

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Nuk ka fuqi ne botë që mund të na detyrojë të bëjmë koalicion me PDK’në. Ne nuk kemi thënë që s’do të takohemi ndonjëherë me Thaçin, por nuk e duam atë si partner të koalicionit. Nuk mund të bëhet koalicion me një parti që po e shkatërron shtetin. Është koha që PDK’ja të reflektojë dhe të lëshojë rrugë. Dikush duhet t’ia përkthejë Thaçit që vetë reduktimi i axhendës së senatorit Murphy dhe vetë fakti që ai është takuar vetëm me presidenten është një shenjë që ai duhet të lëshojë rrugë.”, tha Haradinaj, raporton Express.

Duda Balje: Sot, pas orës 14, do t’ia dorëzojmë presidentes një kërkesë ku do t’i kërkojmë asaj që t’i drejtohet Gj. K. për sqarimin e pikës 127 e cila është shumë e paqartë. Kërkesa është e nënshkruar nga deputetët e të gjitha minoriteteve, duke përfshirë edhe atë serb.

Ndërsa Rashi tha se ai nuk do ta nënshkruaj këtë kërkesë edhe pse moralisht dhe politikisht e përkrah, por mendoj që forma duhet të jetë ndryshe.”Në këtë kërkesë në mënyrë të qartë kërkohet edhe shmangia e zgjedhjeve, gjë që mendoj se është e gabuar. Unë jam pro zgjedhjeve sepse mendoj që sa më shpesh të ketë zgjedhje ne si politikanë ngritemi në nivele më të larta të përgjegjësisë”, tha ai.

Unë konsideroj se Lista Srpska po e nënshkruan këtë kërkesë sepse mbi 60% të votave i ka marrë në mënyrë të parregullt.

Takohet Blloku, vendos për të ardhmen e tij?

Uji Dea

Në ambientet e Kuvendit të Kosovës Politiko.net mëson se sapo ka nisur takimi i liderëve të Bllokut LDK-AAK-Nisma dhe Lëvizjes Vetvendosje.

Takimi po mbahet në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK’së dhe aty pritet që liderët e këtyre katër partive politike të diskutojnë për hapat që do të ndërmarrin së bashku në përpjekje për të jetësuar Marrëveshjen e Parimeve të arritur kohë më parë mes tyre, përmes së cilës synojnë ta zgjedhin Kryeparlametnarin dhe Qeverinë e tyre.

Por, realizimi i skenarit të tyre ka qenë i pamundur të realizohet për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i jep të drejtë vetëm PDK’së që ta propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit.

Pika 127 është shpresa e vetme e mbetur e Bllokut, të cilën këto parti politike tash bashkë edhe me minoritetet po kërkojnë që ta interpretojë Gjykata Kushteutse. Që Kushtetuesja të tregojë sesi të veprohet në rast se PDK nuk arrinë assesi ta zgjedh Kryeparlamentarin.

Politiko.net mëson se Blloku do të diskutojë edhe opsionin sesi të veprojë në rast të mos realizimit të skenarit të tyre si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese./Politiko.net/